Disa llogari shqiptare interesante ne Twitter

Megjithese Twitter eshte shume i njohur dhe i perdorur ne SHBA, ai eshte pak i njohur dhe i reklamuar ne Shqiperi. Megjithate ka disa llogari teper interesante Twitter ne Shqip dhe une po sugjeroj nje liste me disa nga keto llogari:
(te vendosura rastesisht ne kete rend, renditja nuk tregon domosdoshmerisht rendesine apo cilesine e ketyre llogarive)

Eklipsi@eklipsi
Llogari Twitter e lidhur me Blogun Eklipsi.com. Pervec artikujve te blogut, @eklipsi i Twitter nuk perton te marre pjese ne cdo diskutim qe behet mbi internetin ne shqip ne Twitter.

http://twitter.com/gjergj_d@gjergj_d
Kudo qe kam shkuar ne Internet, Gjergji Dollanin e kam gjetur atje perpara meje. Pioner i chatit te pare shqip, i nje nder forumeve te pare shqip, i nje nder blogjeve te pare ne shqip, tashme e gjeta dhe para meje ne Twitter. Megjithese duket larg internetit per castin (dhe me shume i interesuar per Marketing), Dollani eshte nje njeri qe duhet ndjekur ne cdo rast!

Indrit MarakuiMaraku
Indrit Maraku eshte nje gazetar me interes Social Mediat dhe gazetarine ne internet. Nuk mungon kurre ne diskutimet e bera rreth internetit ne Shqiperi. Llogaria e tij Twitter publikon artikuj teper interesant nga Blogu i tij personal dhe ashtu si @eklipsi dhe @iMaraku nuk mungon ne diskutimet shqip ne Twitter.

Romeo Lab@romeolab
Shume nga webmasterat e rinj e njohin mire Romeon! Nje djalosh teper premtues per internetin shqiptar! Llogaria e tij Twitter publikon informacione nga Blogu i tij dhe zhvillime te tjera si psh: blog.al

Blog Shqip@blogshqip
Mund t’i lejoni vetes te humbisni disa llogari, por kete llogari duhet ta shtoni patjeter tek llogarite qe ndiqni ne Twitter. BlogShqip publikon te gjithe artikujt e Blogosferes Shqiptare te publikuara ne kohe reale. Nese doni te publikoje dhe shkrimet tuaja atehere ndiqni udhezimet per RPC Ping tek ky artikull

Shqiperia.com Twitter account@ShqiperiaCom
Meqe jemi tek llogarite mediatike, @ShqiperiaCom eshte nje llogari per t’u ndjekur. Akoma ne permiresim, nepermjet kesaj llogarie do njoftoheni per disa nga lajmet me pikante te dites ne Shqip. Llogaria eshte e lidhur me disa seksione te Shqiperia.com, lajme.shqiperia.com, vip.shqiperia.com e te ngjashme.

Kokushta@kokushta
Llogaria e Gjergji Kokushtes. Nese jeni te interesuar per Graphic Design, hile ne CSS e te ngjashme, atehere duhet te ndiqni kete llogari patjeter. Llogaria e tij ne Twitter njofton dhe per shume ngjarje te tjera ne boten e internetit.

Besart Bajrami@besart
Besarti eshte i angazhuar me KosoftAds dhe disa website te tjera. Ashtu si shume nga llogarite e permendura me siper, llogaria e tij ne Twitter eshte e lidhur me blogun e tij personal, por ka dhe diskutime te ndryshme per internetin ne shqip.

Alko@albtuX
Informacione te fresketa mbi Linux dhe Open Source! Eshte interesante sa i perkushtuar eshte Alko ndaj programeve te reja Open Source dhe distribucioneve te Linux. Nese jeni kurioz mbi keto 2 platforma atehere duhet te ndiqni dhe kete llogari.

@oltiX
Nje tjeter webmaster me ndikim ne internetin shqiptar. Aktualisht llogaria e tij ne Twitter permban disa linke me forumin Zeri Yt qe ai administron.

granitDoshlaku@granitDoshlaku
Graniti eshte nder me te vegjlit ne moshe nga kjo liste, por teper aktiv dhe cilesor ne artikujt qe transmeton nepermjet blogut te tij. Ka nisur disa projekte, por aktualisht eshte i angazhuar me www.eshqiperia.com

Jam i sigurt qe ka dhe shume llogari te tjera ne Twitter qe i kam harruar jashte kesaj liste, prandaj mirepres sugjerime per te tjere persona interesant per t’u ndjekur ne Twitter.

Nese artikulli ju duket interesant dhe keni shtuar ne Twitter disa nga llogarite me siper, atehere mos harroni te shtoni dhe llogarine time:

Armand Brahaj ne Twitter@armandBrahaj
Mendime personale, internetit dhe webi shqiptar dhe grimca te tjera…
Shkrimi qe po lexoni eshte shkeputur nga /

19 Comments

  1. Shkrim tek blogu personal: Disa persona shqiptare qe perdorin Twitter http://port.al/s/k9

  2. Postim i ri: http://port.al/s/ka Disa persona shqiptare qe perdorin Twitter #shqiperia

  3. Mandi, te faleminderit per konsideraten dhe perfshirjen ne kete liste, jam dakort per te gjitha shpjegimet e dhena ne artikullin e mesiperm per llogarite e sygjeruara, shpresoj qe perdorimi i twitterit do filloje ne rinine shqiptare ne menyre aktive dhe te duhur, pasi ka shume potencialitet!

    Te pakten mua me pelqen shume :)

  4. Faleminderit per konsideraten! :) RT @armandBrahaj Disa llogari shqiptare interesante ne Twitter : http://tinyurl.com/yd3fzv9

  5. @Einar :) Nese te gjithe do perdornim nje tag te caktuar, psh #shqip, mund te krijojme nje databaze te vogel te te gjithe llogarive shqiptare ne Twitter

  6. Atehere dua te di sa ka paguar @eklipsi qe hap artikullin RT @eklipsi @iMaraku Leri mashtrimet po trego sa i ke dhene :P http://port.al/s/k9

  7. Nuk eshte ide e keqe Mandi, kam vene re qe per blogshqip perdorni #shqiperia… une do vendos etiketen qe sygjeron ti atehere per postimet ne shqip, pasi bej linkime dhe tek artikuj te ndryshem sipas meje interesante, por qe jane ne anglisht apo gjuhe te tjera…

  8. ahahah e verteta eshte qe Mandi me pagoi mua :D RT @iMaraku Atehere dua te di sa ka paguar @eklipsi qe hap artikullin – http://port.al/s/k9

  9. Artikull interesant, ashtu si eshte e paraqitur ne liste shumicen e ketyre i ndjeki ne llogarine time te Twitter.Edhe pse sbesoj qe ndonje dite mund te arrij te jem ne liste. Por me endje lexoj shkrimet e tyre qe po mesoj shume!

  10. @Valmir pershendetje! Pa dyshim qe lista nuk perfshin te gjithe qe duhen perfshire.
    Para ca kohesh te kishin marre passwordin e llogarise ne Twitter pasi beheshin vazhdimisht “njoftime” per reklama dhe atehere te kam hequr nga lista e ndjekesve

  11. Edhe pse nuk jam person qe twitter e perdor per “qjef” nqs mund ta quajm ashtu megjithate jam pjese aktive e tij sepse keshtu me kane detyruar rrethanat. Dhe sa me shume qe e perdor aq me shume ndjej “simpati” ndaj tij (me ka bere per vete tashme :p). Puna eshte se per twitter ende kam shume per te nxene dhe me te vertet me behet qjefi qe ti mendon se ia vlen qe dikush te kliko follow tek profili im ne twitter.

    Tash te flasim per kete “tagun” #shqip, ka kush qe te me tregoj se si perdoret sepse nuk ia kam iden :L

    Graniti

    p.s Pergezime per artikullin, me te vertete nje iniciative e mire. Do shikoj nje dite tia kushtoj kohen twitter, do gjej listen dhe do te ta dergoj ty (jo vetem per ata qe merren me internet por edhe personalitete publike etj)

  12. @Granit

    Sa here qe shkruan ne Twitter per artikujt e tu, ne fund te mesazhit shto shenjen # pasuar nga fjala “shqip” – praktikisht:

    “Mashtrime nga interneti #shqip”

    Ki parasysh qe Twiter te lejon vetem 140 karaktere nga te cilat 7 karaktere ti merr ” #shqip”.

    Nuk di si veprohet me ata qe kane plugin ne blog qe sa here postohet nje artikull i ri – automatikisht shkon njoftimi ne Twitter. Ndoshta ndonje ketu mund ta sqaroje si behet.

  13. @Gjergji ne perdorim pluginin Twitter tools, dhe aty ka nje opsion “Tag(s) for your tweet posts:” tek kutia vendos etiketen #shqip! dhe ne menyre automatike duhet te shtohet tek postimi i Twitterit

  14. Ok po ju tregoj twitterin tim, ne te cilin ne menyre automatike shfaqen artikujt e ri nga web sajti im, po te jeni te interesuar mund te me ndiqni
    http://twitter.com/spiun

  15. Nje artikull i mire, po shumica nga keta perdorues qenkan per ti ciceruar postimet e fundit te bolugt te tyre. Dhe sinqerisht nuk munde te quhet nje Twitter User nese nuk poston ndonje gje perveq blugt te vet ku aty ne mynyre automatike!

Leave a Reply

© 2014 Norm Al

Theme by Anders NorenUp ↑