Kujt po i besoj fjalekalimin tim

U be shkak per keto 2 rrjeshta me poshte, nje faqe e re profil regjistrimi, qe po shihja tek nje nga forumet e webmasterave. Historia e perhershme eshte ajo e fjalekalimeve dhe e problemeve qe lidhen me to. Personalisht kam disa llogari qe kerkojne fjalekalim, emaile, faqe interneti, forume etj.

Para disa viteve ishte me e thjeshte te “siguroje” llogarite. Gjithsej kishe 3-4 vende ku te duhej nje fjalekalim; 2 emaile, 1 fjalekalim interneti per dialupin e shtepise e nje per Amazon.com ku blije nje liber dhe kaq. Sot pa frike cdokush ka me shume se 5 llogari, dhe ketu nuk bej perjashtim as per prinderit e mi qe jane mbi te 50tat. Shpeshhere per keto llogari po perdorim te njejtin fjalekalim, ose nje alternim mes 2-3 fjalekalimesh.

Per t’iu kthyer fjalekalimeve para disa vitesh, faqet qe kerkonin fjalekalim ishin disa ambiente teper serioze dhe askush nuk mund te diskutoje mbi sigurine e Amazon, Yahoo apo te ngjashme. Ama kur vjen  puna per forume te vegjel, faqe fantazme qe zhduken mbas dy javesh, kalamaj qe pretendojne te jene “hackera”, problemi i fjalekalimeve behet serioz. Nese perdoret gjithmone i njejti fjalekalim per te gjitha llogarite, atehere praktikisht je “i hackuar” me probabilitet 1/1. Arsyeja eshte e thjeshte, nuk mund te besosh gjithcka ne nje fjalekalim e te komentosh me te ne cdo gazete, ne cdo forum, e te perdoresh internet nga cdo internet kafe…

Nga ana tjeter, ka nje kriter etike qe shume nga njerezit e angazhuar ne IT e njohin si nocion. Kryesisht ne kete kategori futen ata njerez qe kane nje fare edukimi, qe merren me nje aktivitet serioz dhe qe mund te vendosin pushtetin dhe mundesine virtuale nen kontrollin e profesionalizmit. Nuk po them te mos besohen te gjithe faqet shqiptare, por duhet shume kujdes me passwordet unike qe perdoren ne faqet shqiptare. Une jam nje nga ata qe e pesojne pastaj mesojne dhe shpresoj te kete nga ata qe lexojne dhe nuk kalojne ne eksperiencen e hidhur te te pesuarit.

20 Comments

  1. Shkrim tek blogu personal: Kujt po i besoj fjalekalimin tim http://port.al/s/6z5 #shqip

    Reply

  2. Shkrim tek blogu personal: Kujt po i besoj fjalekalimin tim http://port.al/s/6z5 #shqip

    Reply

    1. RT @armandBrahaj: Shkrim tek blogu personal: Kujt po i besoj fjalekalimin tim http://port.al/s/6z5 #shqip

      Reply

    2. RT @armandBrahaj: Shkrim tek blogu personal: Kujt po i besoj fjalekalimin tim http://port.al/s/6z5 #shqip

      Reply

  3. Mandi ke shume te drejte me kete qe shkruan. Edhe un ste vej faj e dua ti them te gjitheve kujdes.
    Une kam zgjedhur nje teknike fare te thjeshte per te perballuar kete gje.
    Ne email kam nje password qe e mbaj mend sepse e hap shpesh. Ne shume faqe te miat psh tek Feniksi kam nje password te gjeneruar qe nuk e mbaj mend por qe e shenoj ne nje Dokument edhe e ruaj ne Broswer. Keshtu qe sa her qe dua te hap ato gjera perdor passworde te gjeneruar e shume te sigurte. Normalisht nese don me hap Feniksi nga nje kompjuter tjeter nuk ben po kujt i prish pune :)

    Persa i perket faqeve qe sot edhe me lexuar dicka te kerkojne te rregjistrohesh, ka nje zgjidhje te thjeshte. Ne me shume se 50 faqe un kam nje username e nje password te njejte.. Pra un kerkoj sot dicka per jquery e gjej nje material ne nje forum, ateher vendos username e pass te thjeshte. Kete gje e bej me te gjitha faqet qe e di qe 1 max 3-4 here do i vizitoj. Keshtu qe nese nje dit i kthehem e me thot qe je i rregjistruar, do dij ca passwordi e username te perdor :)

    Te pakten shyqyr kjo menyr me ka ecur gjer me sot e skam pasur probleme… Por si the ti duhet te kesh shume kujdes ne gjerat me rendesi qe mos te vendosesh passworde tet hjeshte apo qe i ke vendosur diku tjeter

    Reply

  4. Pershendetje Mandi,
    Pajtohem qe ne dite te sotit, jo 5 por ta garantoj se kam nja 50 llogari neper forume, rrjete shoqerore, blogje… Edhe eshte e pamundur qe per te gjitha keto te perdoresh fjalekalime te ndryshme. Une personalisht i kam selektuar keto 50 llogari sipas rendesise. Keshtuqe kam gjetur nje model kombinimi fjalekalimesh per ato llogari me serioze dhe per ato me pak seriozet.

    Reply

  5. Kete problem e kam pasur edhe une edhe pse nuk jam ballafaquar me te kam pasur frike nga ai. Zgjidhja ime ishte e tille:

    Se pari faqen ne te cilat regjistrohem i ndaj ne ato:

    - Te rendesis’shme (hotmail, msn, fb/tw, wm.al)
    - Mesatare (faqe ne te cilat nuk futem shpesh por i vizitoj kohepaskohe p.sh zeriyt apo forumishqiptar)
    - Te castit (me nevojitet diqka nga ajo faqe apo dua te them/shtoj diqka, regjistrohem dhe vendos nje user/pass te njejte si ne rreth 200-300 faqe te tjera deri me tani)

    Deri tek kjo zgjidhje edhe pse jo e qendrueshme shume apo e sigurt erdha si pasoje sepse nuk kam memorje aq te zhvilluar sa te mbaj mend cdo fjalkalim/username per cdo faqe.

    Gjithashtu keta fjalkalima i nderroj njeher ne 6 muaj.

    Kjo eshte zgjidhja ime. Mandi pergezime per temen qe ke hapur :)

    Reply

  6. RT @armandBrahaj: Shkrim tek blogu personal: Kujt po i besoj fjalekalimin tim http://port.al/s/6z5 #shqip

    Reply

  7. RT @armandBrahaj Shkrim tek blogu personal: Kujt po i besoj fjalekalimin tim http://port.al/s/6z5 #shqip

    Reply

  8. RT @armandBrahaj Shkrim tek blogu personal: Kujt po i besoj fjalekalimin tim http://port.al/s/6z5 #shqip

    Reply

  9. [...] This post was mentioned on Twitter by eklipsi, Granit Doshlaku. Granit Doshlaku said: RT @armandBrahaj: Shkrim tek blogu personal: Kujt po i besoj fjalekalimin tim http://port.al/s/6z5 #shqip [...]

    Reply

  10. Pershendetje Mandi,
    kete problem e kam pasur dhe une ne fillim derisa krijova në MS-Access nje forme qe i ndaja faqet e mia/forumet/blogjet/faqet warez…e me pas edhe i printova qe ti kem per cdo rast…

    tash perdori xmarks (add-on i shfeltuesit firefox per ti ruajtur bookmarks dhe fjalekalimet ne xmarks.com) dhe si te kaloj ne pc tjeter i marr tek kjo faqja passwordet nese me duhen…

    Reply

  11. RT @armandBrahaj Shkrim tek blogu personal: Kujt po i besoj fjalekalimin tim http://port.al/s/6z5 #shqip

    Reply

  12. RT @armandBrahaj Shkrim tek blogu personal: Kujt po i besoj fjalekalimin tim http://port.al/s/6z5 #shqip

    Reply

  13. RT @armandBrahaj: Shkrim tek blogu personal: Kujt po i besoj fjalekalimin tim http://port.al/s/6z5 #shqip

    Reply

  14. [...] u nisur nga nje shkrim ne nje nga faqet e blogosferes shqiptare per problemet e fjalekalimeve, webmasterave te paskrupull [...]

    Reply

  15. Armand, nje sugjerim: perdor Roboform, dhe sado e veshtire passwordi kujtohet. Fut nje password per roboform kur hap browser-in nje here dhe kur je tek, thuaj forumi, me nje click te ploteson username + password. Degjova qe phbb ishte hack-uar, tmerr, dhe tani do nderroj shume passwords ne vende ku jam anetar.

    Gjithashtu, Zemana ($35) eshte 100% e domosdoshme per tu mbrojtur nga keyloggers. Per cdo faqe qe ka https perdor ate dhe me Zemana je i sigurt qe askush se merr vesh se c’shkruave. Gjithe jeta per disa eshte online, humb c’do qindarke ne nje minute.

    P.S. Me host.al dhe me emrat .al tani duhet te jeni edhe me te sigurte, te garantoj une qe dikush do mundohet te vjedhe emra ose me transfer falso ose hack te ndryshoje te zotin. Backup c’do dite dhe konfirmo me nje email ose telefonate :)

    Reply

  16. @Landi te flm per sugjerimet. Megjithate nuk do doja te perdorja asnje mjet “online” persa i perket ruajtjes se fjalekalimeve. Pra do doja te perjashtoja Roboform dhe te ngjashme
    Problemi im kryesor eshte qe ka webmastera te rinj, qe bejne aplikime dhe vjedhin fjalekalimet sepse keshtu e kane natyren!
    Do doja nje aplikim ne kompjuter qe ruan te gjithe fjalekalimet dhe te jete i encriptuar ne hyrje dhe ne bazen e te dhenave qe ruan. Gjeta nje aplikim para ca ditesh dhe do e testoj para perdorimit.

    Persa i perket host.al siguria eshte e nje niveli dhe me te larte aty. Kur ka pasur rast transferimi te domaineve nga nje klient ne tjetrin, kemi bere dhe telefonata verifikimi kur kemi dyshuar per porosine e transfertes.

    Reply

  17. qe thate ju per easy perdor http://www.truecrypt.org per te krijuar 2 flash usb key ku fut te gjithe passworded, nje usb key maje ne xhep me vete tjetren ruaje ne shtepi ne rast se te humbet ajo qe ke ne xhep

    Reply

Leave a Reply