Mod_pagespeed or another googlefailure

Mod_pagespeed errors

Google ka vendosur te permiresoje boten e internetit dhe per te “shpejtuar (te gjithe!?) internetin”. Pas nxjerrjes se produktit WEBP, pas zhurmes per protokollin qe do shpejtonte internetin SPDY, ata vendosen te nxjerrin nje modul te ri te quajtur mod_pagespeed. Nje prezantim te shkurter te modulit e gjeni tek ky shkrim tek ZeriYt.

Moduli instalohet ne webserver (psh: Apache), dhe tenton te korrigjoje gabimet e punes se webmasterave. Ne castin e gjenerimit te faqes nga serveri dhe percjelljes se saj tek klient, mod_pagespeed ben nje fare permiresimi ne disa nivele (cache, imazhe, javascript, css etj). Per webmasterat qe kane nje fare njohurie ne modulin PageSpeed po te Google do e kene te qarte hapesiren ku ndikon ky sherbim.

Per ta provuar, e instalova ne nje nga serverat me pak domaine per te pare rolin qe luan ne shpejtesine e hapjes se faqeve. Nga testimi i pare dukej sikur mod_pagespeed permiresonte permbajtjen qe kalonte ne klient. Shtojca PageSpeed mbi Firefox tregonte nga 61/100 rezultate pa mod_pagespeed ne webserver, ne nje permiresim tek 73/100 ne rastin me mod_pagespeed, megjithate shpejtesia e hapjes se faqes ishte pothuaj e njejte (testimet me pingdom jepnin cuditerisht te njejtin rezultat).

Teorikisht moduli duhet te ishte shume i mire per ata webmastera qe nuk kane kohe te rregullojne faqen deri ne fund. Nga ana tjeter, moduli ekzekutohet ne server-side dhe per nje server me shume trafik (faqe me shume vizitore), krijon ngarkese dhe kjo ngarkese sjell vonesa qe e bejne faqen te hapet ndoshta dhe me avash se pa kete modul.

Megjithate ky nuk ishte i vetmi problem. Nga casti i instalimit web-serveri shpeshhere ka ngerce te cilat e detyrojne te ngreje kohen e ekzekutimit deri ne bllokim total. Moduli njofton per errore ne disa nivele sa here qe ngarkohet nje faqe duke vertetuar mundesine e bug-eve ne disa nivele. Duket sikur Google ka hedhur ne “treg” nje produkt te pa testuar mire i cili funksiononte vetem mbi pre-fork MPM dhe jo mbi Threaded MPM. Personalisht do e cilesoja si te panevojshem si modul edhe ne castin qe do funksiononte pa bug.

Ju sugjeroj te gjithe webmasterave qe te perpiqen te permiresojne faqen e tyre duke iu pergjigjur shtojces PageSpeed ne firefox ose YSLOW nga Yahoo.

3 Comments

  1. [Blog] http://bit.ly/9qvdpk
    Mod_pagespeed or another googlefailure #shqiperia

    Reply

  2. [Blog] http://bit.ly/9qvdpk
    Mod_pagespeed or another googlefailure #shqiperia

    Reply

  3. […] This post was mentioned on Twitter by Blog Shqip, Armand Brahaj. Armand Brahaj said: Shkrim tek blogu personal: Mod_pagespeed or another googlefailure http://bit.ly/beW1WA #shqip […]

    Reply

Leave a Reply